Njihuni me parashikimin e motit, 19 Shkurt 2026

Këtë të enjte, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite.

Në orët e vona të mbrëmjes mot me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët priten të bëhen prezente në ekstremet veri dhe jug prej orëve të mesditës.

Në orët e mbrëmjes vonë reshjet e herëpashershme të shiut, priten të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 24 m/s.


Shtuar 19.02.2026 07:51