Njihuni me parashikimin e motit, 16 Mars 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites në ekstremin jugor me intensitet të ulët.

Më pas në orët e mbrëmjes në zonën e jugut dhe kryesisht Jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

 


Shtuar 16.03.2026 07:28

Tags: , ,