Njihuni me gazetaren 9-vjeçare në Gaza

Lama Jamous, është vetëm 9-vjeç, e cila është gazetarja më e re. Kjo vajzë e vogël me një jelek të madh shkruan “Press”, qëndron përballë një smartphone, duke transmetuar lajme dhe duke komentuar kaosin që shpaloset rreth saj.

9-vjeçarja Lama Jamous, ndan historinë e saj me më shumë se 540 mijë ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

Nga intervistimi i fëmijëve, te dokumentimi i kushteve të vështira të jetesës në strehimoret e shkollave, Lama është ndër zërat më të çmuar për popullsinë e Gazës.

Qëllimi i saj, është “të ndajë dhe t’i bëjë të qartë botës se fëmijët e Palestinës po torturohen.

“Nuk ka ushqim dhe ujë. Ata nuk kanë asgjë”,  thuhet në një video të CNN kushtuar asaj.

Në moshën 9-vjeçare, ajo ofron këndvështrimin e një fëmije për kushtet e tmerrshme rreth saj.

Lama, tregon zhvendosjen masive të palestinezëve nga shtëpitë e tyre, në përpjekje për të shmangur sulmet ajrore, si dhe kushtet e këqija të jetesës.

Në një vend të quajtur së fundmi “vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë” nga Kombet e Bashkuara, dhe ku gazetarët janë rregullisht në shënjestër nga IDF, puna e Lamës së vogël është tepër e guximshme dhe frymëzuese.


Shtuar 9.01.2024 15:38