Forca të shumta policie ndodhen në këto momente në rrugën “Ukraina e Lirë”, pas dy kullave binjake në Tiranë. Mësohet se një telefonatë për bombë në këtë zonë, ka ngritur në këmbë Policinë e kryeqytetit, e cila ka marrë masa të menjëhershme.
Siç shihet dhe në këtë pamje, zona mes selisë së grupimit demokrat të drejtuar nga Lulzim Basha dhe Ambasadës së Serbisë, është rrethuar me shirita paralajmërues.
Në vendngjarje, shihet dhe njësia Antieksploziv e Policisë së Shtetit, e cila po kryen të gjithë procedurën e nevojshme për kualifikimin e rrezikut, nëse ka vërtet bombë apo alarmi është fals, shkruan newsbomb.al.
Paraprakisht, është e vështirë të përcaktohet nëse kemi të bëjmë me një alarm për bombë pranë Ambasadës së Serbisë, selisë së Partisë Demokratike, e cila u vendos pas dy kullave kur drejtohej nga Lulzim Basha, apo selive të tjera diplomatike që ndodhen në të njëjtën rrugë.
Gjithashtu, në këtë zonë ndodhet dhe Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe një spital privat.