Policia në Fier ka vënë në pranga dy shtetas për dhunë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: B. F., 41 vjeç, banues në Fier, pasi në banesën e tyre, në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe L. L., 40 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.
Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një tjetër shtetas, të cilit iu gjet lëndë narkotike në banesë dhe është proceduar penalisht shtetasi F. C., 34 vjeç, banues në Levan, pasi për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu të cilën e kishte me leje, shtetasin S. M., 35 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com