Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Gjithashtu ka arresruar dhe një 54-vjeçar, pasi ky i fundit me sende të forta, vëllanë e tij, shtetasin B. H., 52 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u ndalua shtetasi S. M., 30 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 54 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij, shtetasin B. H., 52 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja T. Ç., 65 vjeçe, banuese në Fier, se është larguar nga banesa djali i saj, shtetasi M. D., 45 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor). Po punohet për gjetjen e 45-vjeçarit./albeu.com