Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Sarandë për dhunë ndaj personave të tjerë.
Sipas burimeve të Policisë, shtetasi E.A, 33 vjeç akuzohet nga Policia për goditjen e një punonjësi të IEVP-së gjatë momentit që ky i fundit ishte duke ushtruar detyrën.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi H.R, 45 vjeç, i cili akuzohet se për motive të dobta ka goditur një shtetase të mitur 14 vjeçare.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të IEVP-së.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u ndalua shtetasi H. R., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një shtetase të mitur 14 vjeçe.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/