Njëri dhunonte sistematikisht babain tjetri nënën dhe motrën, arrestohen dy të rinjtë në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një të ri në Gramsh pasi dhunonte në mënyrë sistematike babain e tij. Gjithashtu ka arrestuar dhe një 31-vjeçar nga Gramshi pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. H., 29 vjeç, banues në fshatin Stanaj, Belsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, në mënyrë të përsëritur, ndaj babait të tij, shtetasit S. H.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin J. A., 31 vjeç, banues në lagjen “Sporti”, Gramsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës se tij, shtetaseve V. D., dhe L. Ll./albeu.com


Shtuar 27.05.2022 11:53