Ndonëse një zhvillim tërësisht politik inagurimi Trump nuk mund të mos komentohej për ngjyrimet rozë, dashurinë që ndihej ajër, puthjet dhe kërcimet.
Melania Trump u përpoq të ishte thuajse e padukshme me veshjen e saj shumë serioze, por dhe mjaft elegante.
Por ndodhi e kundërta, vëmendja e ndiqte në çdo lëvizje sharmante të saj në përpjekje për t’i parë sytë që ia fshihte kapela e stilit ushtarak.
Për kritikët përcolli seriozitetin dhe displinën me të cilën duket se do të mbajë detyrën e Zonjës së Parë, për herë të dytë.
Në kamera nuk u fiksua asnjë moment ku ajo shihte kamerat apo te ftuarit pasi shikimi ishte i fshehtë.
E ishte pikërisht kjo fshehtësi që Melania zgjodhi që e bëri atë të binte edhe më shumë në sy.
Dukej strikte, nga palltoja tek këmbët e zhveshura në majë të stiletto-ve, gjithçka e qepur me dorë.
E bëri të shfaqej tërësisht ndryshe nga veshja e saj e inaugurimit të vitit 2017.
Eleganca me të cilën Trump i jepte vëmendje e bënte edhe më të dashur për shikuesit. Disa herë i dhuroi asaj puthje.
Ballot pas betimit si president e panë Trump dhe zonjën e parë të ngjiten në skenë për të vallëzuar si bashkudhëtarë në këtë detyrë të rëndësishme me “An American Trilogy” nga Elvis Presley.
Me sa duket muzika country është e preferuara e presidentit pasi në ballot ku mori pjesë këngëtarët ishin pikërisht të kësaj rryme, nga grupi Rascal Flatts dhe këngëtarët Parker Mçollum ishin, Jason Aldean, Gavin DeGraë që ishin ndër interpretuesit.