Presidenti i Ukrainës është zotuar të arrijë fitore në vitin 2023, ndërsa ai dhe ukrainas të tjerë shënuan përvjetorin e parë të zymtë të pushtimit rus.
Ndërsa zbardhi agimi në një ditë përkujtimore dhe sfidash, Volodymyr Zelenskyy shkroi në Twitter se ukrainasit e kishin dëshmuar veten se ishin “të pathyeshëm” në atë që ai e quajti “një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe uniteti”.
“Ne e dimë se viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë!”, thuhej në tweet.
On February 24, millions of us made a choice. Not a white flag, but the blue and yellow one. Not fleeing, but facing. Resisting & fighting.
It was a year of pain, sorrow, faith, and unity. And this year, we remained invincible. We know that 2023 will be the year of our victory! pic.twitter.com/oInWvssjOI— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 24, 2023