Një top bejsbolli i nënshkruar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shitur në ankand për 50,000 dollarë. Një pjesë e kësaj shume të përfituar do të dhurohet për të mbështetur ukrainasit e zhvendosur nga lufta.
Ankandi RR Auction i Bostonit tha se oferta fituese për bejsbollin e Rawlings Major League ishte tre herë më e lartë se sa ishte parashikuar.
Të lidhura
None found
RR Auction do të dhurojë 15,000 dollarë të shitjes. Shitësi Randy Kaplan do të dhurojë gjithashtu një pjesë të fitimeve të tij, megjithëse shuma e saktë nuk është bërë e ditur.
Këto para do të ndihmojnë në ofrimin e ndihmës humanitare përmes organizatës jofitimprurëse Americares./albeu.com
