Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi rajonin në jugperëndim të Kythera pak para orës 5 të mëngjesit, raportojnë mediat greke.
Epiqendra e tërmetit ishte 41 kilometra në jugperëndim të Kythera dhe thellësia fokale është vlerësuar në 79 kilometra.
Dridhja është ndjerë në Kalamatë, Atikë dhe madje edhe në Kretë.
Ai tha se për shkak të thellësisë së madhe fokale, kjo dridhje e veçantë sizmike nuk përbën shqetësim dhe përjashtoi mundësinë e një tërmeti më të madh./albeu.com