Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kanë dalë në një konferencë për mediat në lidhje me tensionet e ditës së sotme në kampin MEK, pas ndrhyrjes së policisë.
Çuçi sqaroi lajmet se një person ndërroi jetë brenda kampit gjatë ndërhyrjes së policisë, duke thënë se kjo nuk ka lidhje me veprimet e forcave të rendit.
Sipas tij, ka pamje që e vërtetojnë këtë, teksa theksoi se po pritet ekspertiza mjeko-ligjore
“Personi që ka vdekur sot në kamp, ju garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Po presim ekspertizën mjeko-ligjore. Ka pamje edhe nga policia gjatë ushtrimit të kontrollit, jam i bindur që ka pamje edhe nga anëtarët e MEK që e vërtetojnë këtë gjë. Nuk është prekur asnjë anëtar i organizatës me dorë. Do presim ekspertizën mjeko-ligjore. Ai është një burrë i moshuar, 76 ose 79 vjeç. Vdekje brenda kampit ndodhin rëmdon, është një fenomen krejt i natyrshëm, por do presim ekspertizën”, tha Çuçi.