Një person ka hipur në skelat e Muzeut Historik Kombëtar në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë dhe kërcëon të hidhet nëse nuk i firmoset një kontratë pune.
Në vendngjarje ka mbërritur policia që po përpiqet të negociojë me shtetasin Admir Jahelezi, rreth 40 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.
Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com