Një oficer i Antiterrorit, është mes të arrestuarve në aksionin mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, sipas burimeve për gazetaren Xhensila Kodra.
Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, është arrestuar pasi akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK në bashkëpunim me palën italiane.
Igli Haxhiaj, dyshohet për disa vepra penale si nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Mësohet se në aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK është goditur mafia shqiptare, e cila sipas mediave italiane, është përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj.
Bazat raportohet se ishin në Rovato dhe Palazzolo, sipas hetimeve të Policisë së Breshias.
Transportimi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare.
Prokuroria italiane ka lëshuar 22 masa sigurie, ku 8 persona janë arrestuar në Breshia. Ndërkohë në total 49 persona janë marrë nën hetim, 46 prej të cilëve shqiptarë.
Giornale di Brescia, raporton se u sekuestruan afërsisht 3 milionë euro, të ardhurat të përfituara nga aktivitete të paligjshme të klaneve shqiptare.
Sipas hetuesve, droga gjeneroi fitime prej afërsisht 12 milionë eurosh. Kokaina mbërriti në Itali nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria.
Nga hetimi u zbulua se shoferët e autobusëve që nuk ishin në dijeni se po transportonin drogë.

