Një nga lojëtarët më të mirë në vitet e fundit, por Real Madrid ka dyshime për rinovimin e Modric

Duket e pabesueshme, por Luka Modric ka pak më shumë se katër muaj të mbetur nga kontrata e tij me Real Madridin.

Dhe duke parë nivelin e lojës që ka kroati, ka nga ata që nuk e kuptojnë. Është e vërtetë që në muajin e fundit të janarit, Modric është eklipsuar nga Ceballos dhe ka pasur nga ata që i kanë parashikuar edhe një fund, por performanca e tij ndaj Liverpool-it e ktheu në vendin ku askush nuk e ka lëvizur dhjetë vitet e fundit dhe ai synon të vazhdojë.

Megjithatë, në klub ende nuk janë aq të qartë. Ose të paktën nuk e tregojnë sepse negociatat, edhe pse të hapura, janë ndërprerë. Tashmë dihet se në klub janë të kujdesshëm me vazhdimin e kontratave të atyre lojtarëve që janë mbi të tridhjetat por e vërteta është se nëse ka pak dyshime për angazhimin e dikujt, ai është Luka Modric.

Ndaj koha kalon dhe e ardhmja po afrohet ndërsa Real Madridi vazhdon pa e rinovuar Modric. Strategji që nga ana tjetër ka të bëjë me ndjekjen e Jude Bellingham dhe zhvillimin e lojtarëve të Real Madridit si Ceballos, Camavinga apo Valverde që pritet të jenë zëvendësues të numrit ’10’ në të ardhmen.

Duke qenë kështu, Luka Modric nuk ka ndërmend të ndalet dhe shpreson që Real Madridi t’i ofrojë një rinovim të ri. Koha është e vetmja që e di se kur do të ndodhë. /albeu.com


Shtuar 23.02.2023 12:13