“Një minutë heshtje për Edmond Spahon”, PD kërkon përjashtimin e Spiropalit nga Kuvendi për 10 ditë

Partia Demokratike ka kërkuar që ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali të përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi.

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka bërë me dije se një kërkesë e tillë është bërë zyrtare dhe vjen pas gjuhës së përdoru nga ministrja në seancën e fundit. Sipas PD-së.

“Një minutë heshtje për Edmond Spahon. Do jetë në zemrat tona”, tha Spiropali dje në Kuvend, referuar deputetit Edmond Spaho.

MESAZHI I ZHUPËS

Kërkojmë zyrtarisht përjashtimin 10 ditë nga kuvendi të Elisa Spiropalit për gjuhën e përdorur në drejtim të deputetit Edmond Spaho.
Duke përfituar nga përjashtimi pa rregulla i bërë deputetit Spaho dhe mos prezenca e tij në sallë që të merrte përgjigjen që meritonte, Elisa Spiropali nxorri arsenalin e saj fyes që i shkon përshtat komunikimit që përdorin rilindasit në zyrat e shtetit por që nuk përputhet me kodin etik të kuvendit.
Në parlament e kanë bërë zakon të fyejnë dhe të mallkojnë pa pyetur për kod etik sepse kanë kartonat e mandateve të blera që i mbrojnë dhe rregulloren e kanë kthyer në copë letër për recitim parlamentar.


Shtuar 24.02.2023 13:40