Një mijë efektivë, furgonë policie dhe autobot me ujë, masat e marra për protestën e opozitës te Kuvendi

Sot pritet të ketë dhe seancë plenare dhe protestë, te Kuvendi.

Kreu i PD-së Sal Berisha ka thirrur protestë sot në orën 10:00, ndërsa gjysmë ore me herët PD do të mbledhë këshillin kombëtar në selinë blu për të diskutuar në lidhje me detajet e organizimit të kësaj proteste.

Policia ka marrë masat për mbarvatjen e protestës. Përveç efedktivëve që do të jenë në gatishmëri, te Ministria e Mbrojtjes janë pozicionuar dy furgonë të Policisë së Shtetit dhe një autobot me ujë.

Kujtojmë që Sali Berisha dhe deputetët e opozitës, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka janë përjashtuar nga Kuvendi, dy të parët për 10 ditë, ndërsa të dytët për 5 ditë, pas përplasjeve në seancën e fundit.

Protestës së sotme të opozitës pritet t’i bashkohet edhe Partia e Lirisë e kryesuar nga Ilir Meta.


Shtuar 16.02.2023 09:11