Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj është emëruar këshilltare juridike e kryeministrit Edi Rama.
Ky emërim vjen jo shumë larg pasi Gjonaj nuk e mori mandatin më 11 maj në qarkun e Tiranës.
Gjonaj prej kohësh ka qënë pjesë dhe ka drejtuar institucione të rëndësishme të dejtësisë dhe ligjit.
Ajo ka qënë në pozicionin e zëvëndësministres së drejtësisë, në periudhën maj-shtator 2017, dhe më vonë mbajti postin e Ministres së Drejtësisë në 2017-2021.
Po ashtu Gjonaj ka, ushtruar funksionin e Komisioneres në Institucionin e Avokatit të Popullit për një mandat 3- vjeçar, ku ka drejtuar Seksionin e Çështjeve të Administratës Publike qendrore dhe vendore (2014- 2017). Dhe për rreth 2 vite e gjysme ka qenë eksperte e Sekretariatit Teknik, të ngritur pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi, prej 2015-2017.
