Një javë pas tërmetit vdekjeprurës, Maroku kërkon ndihmë nga bota

Një javë pas tërmetit vdekjeprurës që mori jetën e mijëra njerëzve, Maroku njoftoi se “sot ose nesër” do të kërkojë ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar për të mbështetur të mbijetuarit

Deri më sot, vendi ka marrë ndihmë vetëm nga Spanja, Katari, Mbretëria e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – vende miqësore me qeverinë, me justifikimin se “bazuar në provat e disponueshme nuk ka nevojë për ndihmë shtesë”.

Megjithatë, sot kreu i shërbimeve emergjente të OKB-së, Martin Griffiths, njoftoi se ne presim dhe shpresojmë – bazuar në diskutimet me autoritetet marokene – që kërkesa për ndihmë do të dërgohet sot ose nesër… dua të them… shumë së shpejti”.

Në të njëjtën kohë, Banka Botërore po punon me autoritetet në Marok dhe Libi për të siguruar financim në përgjigje të fatkeqësive vdekjeprurëse që goditën të dy vendet, tha sot drejtori i bankës për Turqinë, Umberto Lopez për Reuters.

“Banka po punon me autoritetet se si t’i përgjigjet tërmetit. Por si do të përgjigjesh varet edhe nga kërkesat e autoriteteve”, tha Lopez në një intervistë në Ankara.

“Dhe nuk e di se ku janë bisedimet me Marokun dhe Libinë për momentin. E di që ekipet po punojnë”, shtoi ai.


Shtuar 15.09.2023 12:04

Tags: ,