Një javë pas tërmetit shkatërrues, përpjekjet për një “mrekulli” nën rrënoja vazhdojnë në Turqi

Ekipet e shpëtimit në Turqi po vazhdojnë të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat një javë pasi një tërmet shkatërroi juglindjen e vendit.

Mes të shpëtuarve është edhe 40-vjeçarja Sibel Kaya, e cila u nxor nga rrënojat në provincën e Gaziantep, rreth 170 orë pas tërmeteve të javës së kaluar.

“Një tjetër shpëtim mrekullie erdhi kur ekipet nxorrën Erengul Onder, 60 vjeç, nga rrënojat pas 166 orësh në distriktin Besni të provincës Adiyaman”, raportoi Anadolu Agency.

Një djalë shtatë-vjeçar dhe Nafize Yilmaz 62-vjeçare u shpëtuan në Hatay pasi kaluan 163 orë nën rrënoja, tha agjencia.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në të paktën 34 000.

Numri i të vdekurve në Turqi ka arritur në 29,605, tha të dielën Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM. Numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është 4,574.

/albeu.com


Shtuar 13.02.2023 07:36