Një i vrarë e dy të plagosur, si ndodhi ngjarja e djeshme në Tropojë që i mori jetën 24-vjeçarit!

Një viktimë dhe dy të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që u regjistrua ditën e djeshme në Tropojë.

24-vjeçari Adrian Pepkolaj, fatkeqësisht humbi jetën në spital, pasi u qëllua me thikë nga 40-vjeçari Saimir Sadiku.

Paraprakisht mësohet se viktima ka qenë së bashku me vëllain dhe shokun e tij në një lokal në Fierzë, aty ku për motive të dobta kanë debatuar me 40-vjeçarin.

Ky i fundit më pas ka nxjerrë thikën dhe i ka plagosur të tre. Por pas transportimit në spital, 24-vjeçari nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra dhe ndëssoi jetë, ndërsa vëllai dhe shoku ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë. 24-vjeçari, pasi mori disa goditje me thikë, u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Por për shkak të plagëve të mëdha, ai nuk arriti të mbijetonte.

Ndërsa vëllai i viktimës Valentin Pepkolaj dhe 40-vjeçari Shkëlzen Kuka, vijojnë të jenë në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, autori Saimir Sadiku është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë që në pranga janë vënë deri më tani 5 persona, të cilët nuk kallëzuan krimin në polici.

Më konkretisht, në pranga janë vënë:

Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.


Shtuar 12.07.2024 18:00