Një civil është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në granatimet ruse të qytetit Bakhmut gjatë ditës së kaluar, raporton Kyiv Independent.
Guvernatori i rajonit të Donetsk, Pavlo Kyrylenko, raportoi lajmin në Telegram të dielën në mëngjes.
Qyteti i Bakhmut është nën sulm të pamëshirshëm rus prej muajsh, pavarësisht se nuk është një objektiv i rëndësishëm strategjik./albeu.com