Një i mitur dëmtohet rëndë në sy nga kapsollat në Elbasan

Viti i Ri nuk ka kaluar pa incidente në Elbasan.

Një fëmijë është dëmtuar rëndë në sy nga një kapsollë.

I mituri u dërgua me urgjencë në Spitalin e Elbasanit ku pas ekzaminimeve të para rezulton se ka dëmtuar rëndë kanalin e lotit.

Për mjekim të specializuar u transferua në Tiranë.

Jo më larg se një ditë më parë Shefi i Urgjencës në Elbasan u bëri thirrje prindërve  të tregohen vigjilent me fëmijët në momentin e plasjes së mjeteve piroteknike.


Shtuar 1.01.2025 16:17