Një guvernatore mund të ekzekutohet! Modelja afgane “shtegton” drejt SHBA-së (FOTO&VIDEO)

Një nga yjet e shoë-bizyt në Afganistan, Aryana Sayeed, ka lënë vendin e saj për t’u larguar me avion drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportoi albeu.com.

Ajo ka thënë se ndihej e rrezikuar në vendin e vet, pas marrjes së kontrollit të territorit nga talebanët, të cilët kanë thënë se gratë do i nënshtrohen një ligji të ashpër të Sheriatit.

Ajo është larguar së bashku me familjen e saj dhe tanimë sipas saj do të jetojë pjesën e mbetur të jetës në SHBA.

Ekzistojnë gjithashtu frika për një guvernatore të kapur Salima Mazari, e cila dikur ishte një nga politikanet më të spikatura të Afganistanit, mbështetësit e së cilës thonë se ajo mund të ekzekutohet.

Kujtojmë se talebanët u shprehën se në ditët në vijim do të merret një vendim i qartë mbi të drejtat e grave për t’u arsimuar apo punësuar, në përputhje kjo sipas tyre me ligjin islam./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 16:01