“Një grua në Islam trajtohet si një mbretëreshë” – Bardhi surprizon Sara Gjordenin

Reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi, ka treguar edhe një herë anën e tij romantike.

Kjo përmes një surprize të veçantë që i ka bërë tashmë gruas së tij, Sara Gjordenit.

Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja ndau një buqetë të mrekullueshme me trëndafila rozë dhe të kuq, të shoqëruar nga një letër.

“Një grua në islam trajtohet si një Mbretëreshë, asgjë më pak. Të dua shumë”, kanë qenë fjalët e shkruara në letër.

Sara dhe Bardhi në fund të vitit të kaluar u bënë prindër për herë të parë të një vajze të quajtur, Nea.


Shtuar 28.01.2025 14:11