Një ditë pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmat ekonomike ndaj Shqipërisë

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe qeveria zviceriane ka vendosur përfundimin e programeve të saj ndihmuese për Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian deri në fund të vitit 2028.

Nga një deklaratë zyrtare nga Parlamenti zvicerian ka shkurtuar 110 milionë franga zviceriane, nga buxheti i bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2025 dhe 321 milionë franga për vitet 2026-2028.

Nga këto masa, shteti i Ukrainës nuk do të preket, ndërsa ndihmat humanitare do të vazhdojnë. Vendimi i Zvicrës për përfundimin e programeve vjen direkt pas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku informoi pezullimin e fondeve të SHBA-së ndaj shtetit shqiptar.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio konfirmoi zbatimin e këtij urdhri ekzekutiv, duke theksuar se “asnjë ndihmë ndërkombëtare e SHBA-së nuk do të shpërndahet nëse nuk është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara”.


Shtuar 31.01.2025 16:28