Kryeministri i vendit, Edi Rama ka lënë ambientet e spitalit të QSUT pas ndërhyrjes urgjente që bëri në orët e para të mëngjesit të 17 prillit për heqjen e appendisitit.
Burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë është larguar herët në mëngjes (rreth orës 06:00) por pa dhënë më tepër detaje. Edhe në ambientet e spitalit nuk ka prani të forcave të Gardës, apo sigurim të shtuar.
Mbrëmjen e 17 prillit, kryeministri Edi Rama shkoi me urgjencë në spital dhe pas kryerjes së disa testeve imazherike, u diagnostikua me appendisit akut.
Ai iu nënshtrua me urgjencë operacionit, i cili sipas mjekëve rezultoi i suksesshëm. Ndërhyrja zgjati rreth 1 orë dhe u krye me laparoskopi (jo me thikë dhe u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Ashtu siç njoftoi një ditë më parë shefi i Kirurgjisë, Arben Gjata, kreu i qeverisë la ambientet e spitalit brenda 24 orëve duke qenë se gjendja e tij ishte e mirë. Ndërsa koha e rikuperimit nuk do të jetë më shumë se 2-3 ditë./Albeu.com/