Zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar paralajmëron të tjera sanksione dhe shpallje “non grata” për liderë të korruptuar në Ballkanin Perëndimor.
Në intervistën për Neës24, Escobar nuk jep shumë detaje mbi atë se çfarë pritet të ndodhë, por është i sigurt se të tjerë liderë të korruptuar do të kalojnë në “sitë”.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Në fakt, ju erdhët në Shqipëri në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, vetëm një ditë pasi pamë Urdhra të tjerë Ekzekutivë nga Presidenti Biden, strategji kundër korrupsionit, edhe sot sekretari Blinken shpalli përcaktime publike të tjera për liderë të korruptuar në Amerikën Latine por edhe në Ukrainë.
ZV/NS Escobar: Dhe do ketë akomë më shumë.
Pyetje: Do ketë më shumë? Përfshirë Shqipërinë?
ZV/NS Escobar: Do të ketë më shumë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.
Pyetje: Përfshirë Shqipërinë?
ZV/NS Escobar: Nuk dua t’i paraprij sanksioneve tona, por do të ketë më shumë në Ballkanin Perëndimor./albeu.com/