Një ditë më parë takoi Biden! Nancy Pelosi infektohet me Covid

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Kjo pasi një ditë më parë u shfaq pa maskë gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Joe Biden.

Pelosi bëri testin për Covid dhe rezultoi pozitive, aktualisht nuk ka simptoma, shkroi të enjten në rrjetin Tëitter zëdhënësi i saj Dreë Hammill. Ai tha se ajo kishte rezultuar negative kur kishte bërë një test në fillim të javës.

“Kryetarja është plotësisht e vaksinuar dhe ka marrë një dozë përforcuese. Ajo është mirënjohëse për mbrojtjen e fuqishme që i ka ofruar vaksina”, tha zëdhënësi Hammill. Zonja Pelosi “do të qëndrojë në karantinë në përputhje me udhëzimet e CDC dhe i inkurajon të gjithë që të vaksinohen, të marrin dozë përforcuese dhe të testohen rregullisht”, shkrunte zëdhënësja e saj.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden dhe zonja Pelosi kishin vetëm “ndërveprime të shkurtra gjatë dy ditëve të fundit” dhe se presidenti nuk u konsiderua si një kontakt i afërt, bazuar në udhëzimet e CDC, për një distancë afro dy metra mes individëve dhe një kohëzgjatje takimi më shumë se 15 minuta gjatë një periudhe 24-orëshe.


Shtuar 8.04.2022 11:24