Ndërkohë që ka nisur numërimi mbrapsht për nisjen e Big Borther VIP, produksioni ka zbuluar edhe dy opinionistët e këtij reality show.
Arbër Hajdari sërish do të komentojë banorët e Big Brother VIP, ndërsa krah tij do të jetë deputetja Ori Nebiaj, e cila u largua nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses.
Ori rikthehet në televizion në një rol të ri, për të dhënë opinionet e saj për banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”.
Pak ditë më parë, nëpërmjet promos zyrtare, mësuam se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço.
Ndërkohë sa i takon banorëve janë përfolur shumë emra, por ende nuk dihet se kush do të jenë ata.