Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka rrëfyer në një intervistë për Euronews Albania, përjetimet personale në lidhje me dënimin e saj nga Apeli i GJKKO-së me 10 muaj burg për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Voda tha se në momentin që iu komunikua akuza më 13 korrik 2021, ishte e habitur pasi ajo nuk e mbante mend bisedën e bërë me Majlinda Hasanin, në lidhje me punësimin në administratën publike të Florida Beut.
Sipas saj biseda ishte e parëndësishme për të dhe ajo nuk del në asnjë përgjim që ka marrë përfitime me qëllim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
“Në momentin kur jam njoftuar për masën e sigurisë ka qenë 13 korrik 2021 kisha 1 vit që isha liruar nga detyra. Kisha filluar jetën time profesionale, punoja si konsulente në një projekt. Në momentin që mu komunikua masa e sigurisë ka qenë një habi e madhe një paqartësi e madhe një gjendje shoku. Kur kam lexuar vendimin e gjykatës flitej për një histori që as nuk e mbaja mend. Flitej për një histori që në memorien time ka qenë e parëndësishme dhe nuk lidhej as me marrjen e përfitimeve as me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.
Së pari dua të sqaroj se komunikimet kanë qenë të dy personave të tjerë. Në asnjë moment, në 22-muaj hetime, nuk ka asnjë komunikim ku të dëgjohet zëri im, apo ndonjë një përgjim timin ku unë të shprehem për marrje dhe dhënie përfitimesh
Dy personat e tjerë janë nga Durrësi, unë jam një vajzë nga Durrësi. Majlinda ka qenë avokate e vjetër në Durrës, ka qenë avokatja ku unë kam kryer stazhin, praktikën time profesionale. Njohja ka qenë e hershme që në vitin 2003”, tha Voda.
Ajo gjithashtu tha se kurrë nuk ka marrë as telefon, as ndonjë shumë parash për të bërë punësimin në administratë të Beut.
Voda tha se në bisedën miqësore që kishte pasur me miken e saj Majlinda Hasani dhe Florida Beun në një lokal, këto të fundit i kishin dhënë një telefon për 8 mars, të cilin s’e kishte pranuar.
“Dëshiroj të them që ka rezultuar se zonat për shkak të festës së 8 marsit, biseda ka ndodhur më 6 mars, ditë e premte, jemi takuar rastësisht. Kjo porvohet dhe nga provat e fashikkullit. Telefoni ka qenë një dhuratë dhe unë kam refuzuar ta marrë. Rezulton edhe nga pamjet filmike të barit që ne kemi pasur një bisedë, ia kam kthyer mbrapsht zonjës Hasani, por më pas telefoni është lënë në tavolinë. Për shkak se unë isha një person publik, nuk mund të bëja debat në një lokal. Në fund kur janë larguar, unë e kam marrë celularin dhe pas dy orësh e kam kthyer. Nuk jam mësuar kurrë në jetën time të marrë dhurata të shtrenjta. Celulari është kthyer. Ky telefon nuk është përdor kurrë as nga unë as nga familjarët e mi”, tha Voda./euronews