Një 60-vjeçar gjendet pa shenja jete në Dibër, dyshohet se është përplasur nga një makinë

Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Dibër.

Sipas policisë dyshohet se është aksidentuar nga një mjet.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 15.11.2024 17:40