“Nivele të larta të ankthit”, UNICEF: Rreth 17,000 fëmijë në Rripin e Gazës kanë nevojë për mbështetje psikologjike

UNICEF-i njoftoi sot se rreth 17,000 fëmijë në Gaza kanë mbetur të pashoqëruar ose të ndarë nga familjet e tyre gjatë konfliktit dhe se pothuajse të gjithë fëmijët në enklavën palestineze konsiderohen se kanë nevojë për mbështetje psikologjike.

“Ata shfaqin simptoma të tilla si nivele jashtëzakonisht të larta të ankthit të vazhdueshëm, humbje të oreksit. Ata nuk mund të flenë, kanë shpërthime emocionale ose panik sa herë që dëgjojnë granatime,” thotë Jonathan Cricks, kreu i komunikimit i OKB-së në Territoret e Pushtuara Palestineze.

“Para kësaj lufte, UNICEF vlerësoi se 500,000 fëmijë tashmë kishin nevojë për mbështetje psikologjike në Gaza. Sot, ne vlerësojmë se pothuajse të gjithë fëmijët kanë nevojë për këtë mbështetje, dhe kjo do të thotë më shumë se një milion fëmijë,” thotë ai./albeu.com


Shtuar 2.02.2024 14:16