Nisma e PD dhe PS për hapjen e dosjeve, Bushka: Asnjëherë vonë për të zbardhur të vërtetat

Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme sot për të diskutuar nismat e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për hapjen e dosjeve.

Nisur nga kjo kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka theksoi rëndësinë e këtyre nismave për të zbardhur të vërtetat e së kaluarës.

“Është detyra jonë që të marrim nisma dhe tu përgjigjemi nevojave në shërbim të së vërtetës. Transparenca dhe e drejta e informimit është ajo që duhet të zbatohet dhe i hap rrugës q ëi shërben interesit kombëtar”, tha Bushka.

Pyetjes së bërë shpesh se përse sot kjo nismë, Busha iu përgjigj duke thënë se nuk është asnjëherë vonë.

“Kam dëgjuar pse sot? Sepse asnjëherë nuk është vonë. Sot Këshilli i Europës do të fusë në rezolutë të re që kanë të bëjë me të drejtat e informimit për dokumentat historike me fokus regjimet totalitare”, deklaroi Bushka.