Në përfundim të procesit të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat i bëri thirrje partive politike që të tregojnë qetësi dhe vetëpërmbajtje.
“Ajo çfarë të gjithë do të duhet të kemi në vëmendje, qetësia që duhet të kenë partitë dhe u heqësit politike. Është e këshillueshme që deklarimet për rezultatet që vijnë pas vlerësimit të fletëve të votimit nga partitë politike janë pa asnjë vlerë dhe janë me kontribute jo pozitive.
Votat janë në kutitë e votimit dhe duhet të presim me durim numërimin. Duhet të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët.
Rezultatin paraprak do të kemi jo më vonë se pasditja e të martës.
KQZ nuk do toleroje asnjë rast apo iniciative që shkon kundër integritetit të numërimit”, tha Celibashi.
Ai foli edhe për votën e diasporës dhe më konkretisht, u pyet për votat e Greqisë se çfarë do ndodhë. Celibashi tha se: “Procesi i vlerësimit të votave nga jashtë është përgjegjësi e grupeve të numërimit të ngritura për këtë qëllim. Do jetë në vlerësimin e tyre. Në përputhje me vendimmarjen e tyre, si Komisioner mund të disponoj rast pas rasti këtë proces”, tha Celibashi.