Nisin ngacmimet mes fëmijëve fitues dhe atyre në rrezik te “T’ka mami yll”, po mamatë ç’mendojnë

Vazhdojnë emocionet e fëmijëve dhe mamave në Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Ditën e sotme, fëmijët të cilët nuk janë shpallur ende konkurrentë zyrtarë janë përballur me fituesit. Padyshim që edhe këtë herë nuk kanë munguar ngacmimet mes tyre, madje gjithsecili ka dashur të sundojë sallën e baletit për vete.

Nga ana tjetër, pasditen e sotme patët mundësinë të ndiqni deklaratat e mamave, fëmijët e të cilëve kanë kaluar zyrtarisht fazën e audicioneve. “Një emocion i paparë, po dridhesha. Dëgjoja dhe zemrën e Rejanës që rrihte dhe normalisht kur fituam u gëzuam. Me thënë të drejtën edhe e prisja dhe Rejanës i thoja mos u mërzit se ne të dyja do fitojmë”, u shpreh tezja e Rejanës.

“Kur juria po jepte vendimin, kualifikohet apo jo. Kisha shumë emocione, po shumë fare, por kisha bindjen që Lusi do kalonte. Atëherë Lusi fitoi, e kaloi sfidën e parë. Jam shumë e lumtur dhe dua që Lusi të ecë përpara në natën finale”, tha ndër të tjera mami i Lusit. /abcnews.al


Shtuar 5.10.2021 20:09