“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është hapur në polici rasti i djegies së autobusit dje në Prishtinë.
Sipas policisë, deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit që kapluan autobusin.
Zjarri është lokalizuar ndërsa policia thotë se kjo ngjarje është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Prishtinë, 27.03.2022 – 17:19. Raportohet se ne rrethana deri më tani të pa njohura është përfshirë nga zjarri një autobus. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ana e zjarrfikësve është lokalizuar dhe shuar zjarri. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./express