Nga data 10 korrik, maturantët do të kenë mundësinë të njihen me të gjitha programet e studimit që ofrohen këtë vit nga universitetet publike në vend.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Rrjetit Akademik të Shqipërisë, Arjan Xhelaj aplikimet për në universitet do të zhvillohen nga data 29 korrik deri më 3 gusht, ku çdo maturant do të ketë mundësinë të përzgjedhë deri në 10 preferenca studimi.
Nga data 10 korrik, të gjithë maturantët do të kenë mundësi të shohin programet e reja të studimit që ofrohen këtë vit nga universitetet publike.
Në një interviste per ora Neës Drejtori i Përgjithshëm, i Rrjetit Akademik i Shqipërisë Arjan Xhelaj thotë se këtë vit janë shtuar 24 programe të reja, kryesisht nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, që i bashkohen 650 degëve ekzistuese nga viti i kaluar.
‘’Aktualisht kemi rreth 24 programe të reja studimi ku shumica e tyre janë në Universitetin Bujqësor’’.
Ndërkohë aAplikimet për në universitet nisin më 29 korrik dhe do të zgjasin deri më 3 gusht ku të rijntë do të kenë mundësi të do të përzgjedhin 10 preferencat e tyre për degët që dëshirojnë.
‘’Portali për aplikimet do të hapet në datë 29 korrik deri në datën 3 gusht. Në portal është edhe kalendari i aplikimit për regjistrimin i vitit 2025 kështu që maturantët i kanë datat aty’’.
Për ata që nuk arrijnë të kapin mesataren për programet 3-vjeçare, janë të hapura edhe programet 2-vjeçare.
‘’Maturantët të cilët nuk e kanë arritur mesataren 6.5 kanë një ofertë shumë të mirë në programet dy vjeçare të cilat janë programe të mira studimi’’.
Xhelaj ka theksuar se në portalin U-Albania, maturantët do të gjejnë manuale të detajuara dhe udhëzime për çdo hap të aplikimit dhe çdo paqartësi që mund të kenë gjatë procesit.