“Niseni vitin si misionarë” Berisha mesazh shqiptarëve: Në 2026 t’i bëjmë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’ dhe kreut Rama

Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në 2026 në betejën për të shpëtuar Shqipërinë nga rrokullisja dhe të ardhmen e tyre.
Në një mesazh nga selia blu, Berisha uroi që 2026-ta të jetë një vit i mbarë në lartësinë e pritshmërive për të gjithë qytetarët kudo ndodhen.
“Opozita shqiptare ia doli të gozhdojë përballë ndërkombëtarëve Edi Ramën. Në 7 rezoluta denoncohet narko shteti, vjedhjet e shqiptarëve dhe shndërrimi i zgjedhjeve në farsë elektorale.
Me besim themi se 2026 është viti i shpresë së madhe për shqiptarët, kur do të bashkohen si kurrë më parë për t’i bërë funerali organizatës kriminale Rilindjes. Do bashkohen për të kthyer votën e lirë e për të shpëtuar familjen shqiptar e Shqipërinë nga rrokullisja e madhe. Këtë vit çdo shqiptar që e do vendin e nis si misionar. Ndaj dua t’ju uroj sot Gëzuar kudo ndodheni, një vit të mbarë në lartësinë e shpresave dhe pritshmërive”, tha ai.


Shtuar 31.12.2025 16:49