Nisen për në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci

Qytetarët e Kosovës të cilët mbijetuan nga aksidenti tragjik në Kroaci janë nisur për tu kthyer në atdhe.Medium kroat 24sata ka publikuar pamje nga nisja e të mbijetuarve për në Kosovë.

Ndërkohë gjatë ditës, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti me autobus të dielën në Kroaci, do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën, pas orës 22:00.

Trupat e pajetë pritet të kthehen në Kosovë me transport rrugor.

Si pasojë e aksidentit kanë vdekur 10 persona, ndërsa 45 kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë sot se 15 persona po vazhdojnë të marrin trajtim shëndetësorë në spital, ndërsa 26 janë liruar dhe do të kthehen në Kosovë. 1 person është në gjendje më të rëndë shëndetësore. /express


Shtuar 27.07.2021 17:30

Tags: ,