Nga e hëna e 22 shtatorit qytetarët mund të aplikojnë për të marrë vaksinën kundër gripit.
Në total, janë në dispozicion rreth 280,000 doza, të cilat do të shpërndahen në të gjithë vendin.
Në një intervistë për “Ora News”, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, theksoi rëndësinë e vaksinimit si mjet kryesor parandalues kundër gripit veçanërisht të grupeve të rrezikuara.
Një risi këtë vit është mundësia që çdo qytetar të aplikojë online për vaksinën përmes platformës e-Albania dhe përmes këtij shërbimi, mund të zgjedhin qendrën shëndetësore ku dëshirojnë të marrin shërbimin , pavarësisht nga vendi ku janë regjistruar administrativisht.
ISHP bën të ditur se janë të gjithë qytetarët që përfitojnë nga vaksinimi falas si një nga mënyrat për të parandaluar komplikacionet e gripit.