Ditën e sotme, ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në fillim të saj janë zhvilluar betimet e deputetëve që munguan në seancën e kaluar.
Gjatë hapjes zyrtare të seancës, bënë betimin tre deputetët: Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi.
Këta deputetë nuk ishin të pranishëm në seancën e mëparshme, kur u miratua përbërja e re e Kuvendit që doli pas zgjedhjeve të 11 majit.
Ndërkohë, nuk ishte e pranishme për t’u betuar deputetja Jozefina Topalli.