Nis Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Rama: Do të shtrihet në të gjithë vendin

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama, thekson se ka nisur Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë dhe Elbasan.

Rama thotë se ky program do të shtrihet së shpejti në të gjithë vendin.

Të lidhura

None found

Kreu i qeverisë, sqaron se në fazën e parë të programit trajnohen mbi 4 mijë mësues me metodat më efektive të mësimdhënies.

“Mirëmëngjes dhe me fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.