Nis procesi i numërimit në Tepelenë, votat do të numërohen edhe me Inteligjencë Artificiale

Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, pak më herët se ora 22:00 kur kryekomisioneri Ilirjan Celibashi bëri me dije se procesi do të niste.

Në Tepelenë do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave.

Për bashkinë e Tepelenës kandidojnë Gabriel Guma si kandidat i pavarur, dhe Gramos Sako nga Partia Socialiste.


Shtuar 9.11.2025 21:53