Ka nisur pas orës 02:00 të mëngjesit të ditës së hënë numërimi i votave për Bashinë e Durrësit.
Pas numërimit të kutisë së parë, rezulton se kandidatja e PS për Bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako kryeson me një diferencë të lehtë përballë kundërshtarit të saj, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.
Emirjana Sako ka marrë 146 vota, ndërsa Igli Cara 124 vota.