Nis me tensione seanca e sotme plenare në Kuvend, acarohet Spaho

Seanca e sotme  plenare në Kuvend ka nisur me tensione. Deputeti i Grupit të Rithemelimit, Edmond Spaho ka kërkuar me ngulm ndryshimin e rendit të ditës.

Debatet

Edmond Spaho: Keni shkelur rregulloren

Ermonela Felaj: Ju ftoj të uleni të zini vendin tuaj. Rregulloren po zbatojmë. A mund të dëgjoni para se kuvendi të marërë një vendim. Ju ftoj të qetësoheni dhe të zini vendin tuaj.

Edmond Spaho: Lexo rregulloren

Ermonela Felaj: Do më duhet të dëgjoj dy folës para se kuvendi të marrë një vendim. Zoti Spaho jeni pa mikrofon. Ju lutem të dëgjojmë edhe kolegët e tjerë deputetë.

Taulant Balla: Unë e kuptoj që e keni të gjithë nga pak Sali nga brenda. Duke e pasur Saliun brenda merr kot. Kjo është diskutuar edhe në konferencën e kryetarëve. Keni të gjithë eksperiencën e duhur parlamentare. Sot janë dy çështje që janë pikë e parë e rendit të ditës

Edmond Spaho: Lexoni rregulloren

Ermonela Felaj: Ju lutem të dëgjojmë zotin Balla

Taulant Balla: Që ty të ka hyrë Saliu brenda të ka hyrë. Po mbaje poshtë Saliun. Mos e ngri deri këtu. Mocionet me debat janë një seancë e posaçme. /albeu.com