Nis me tensione protesta për rrugën Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë

Është zhvilluar sërish ditën e sotme protesta e banorëve të zonës në rrugën Thumanë-Kashar.

Protesta është përshkallëzuar duke përfunduar me përplasje mes banorëve dhe uniformave blu. Protestuesit kanë bllokuar rrugën.

Banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës kanë zhvilluar disa protesta si kjo e sotmja, pasi pretendojnë se rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje në autostradë për shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Edhe më herët ka pasur përplasje mes protestuesve dhe Policisë, ku është përdorur edhe gazi lotsjellës.


Shtuar 26.08.2024 18:52