Nis me sezonin e dytë të “Mirëmbrëma yje”, Arbana Osmani kritikohet pasi ftoi Princ Lekën dhe të dashurën e tij të re

Arbana Osmani po rikthehet me sezonin e dytë të podcast-it të saj të njohur, “Mirëmbrëma yje”.

I ftuari i parë për këtë sezon është Princ Leka, i shoqëruar nga partnerja e tij e re, Blerta Celibashi.
Gjatë intervistës që do të transmetohet sonte (e enjte), Princ Leka flet për jetën e tij personale, duke përfshirë edhe divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë, një histori që ka tërhequr vëmendje të madhe.
Megjithatë, ndjekësit e podcast-it nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e të ftuarve, dhe kritikat e komentet negative kanë mbizotëruar.

Komentet i janë drejtuar Princ Lekës duke argumentuar se ai nuk duhej të ftohej për shkak të dramës me Elian.


Shtuar 25.09.2025 13:42