Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme, do të zhvillojë mbledhje Kryesie në selinë e PS-së.
Kjo mbledhje vjen menjëherë pasi Kuvendi miratoi me 118 vota pro zgjatjen e organeve të Vetingut.
Në orën 20:00, kryeministri ka mbërritur në selinë e PS-së ku do të zhvillohet një mbledhje e cila zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për fushatën në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.